ZYRTARE: Arbnor Muja transferohet tek Antwerpi në Belgjikë

Futbollisti Arbnor Muja është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Antwerpit në kampionatin belg.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit belg në rrjetet sociale.

“Arbnor Muja është i kuq” – ka shkruar Antwerp në Facebook.

Anësori mitrovicas te Antwerp është transferuar nga Drita e Gjilanit.

Shuma që ka paguar Antwerp për sulmuesin është 400 mijë euro.

Muja gjatë karrierës ka luajtur edhe te Trepça’89 e Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *