KF Arbëria ka prezantuar edhe një tjetër qendër-sulmues.
Duket se Marclei Santos nuk ka mjaftuar për ta përforcuar skuadrën e Arbnor Morinës, me kryesinë që ka sjellur në skuadër edhe një tjetër futbollist për të rivalizuar atë në pozitën e qendër-sulmuesit.
Transferimi i radhës për “Stuhinë e Kuqe” është Anes Hot, futbollist 25 vjeçar boshnjak me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi serbe.
Lajmin e bëri zyrtar vetë skuadra nga Lipjani përmes faqes zyrtare në facebook.
Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në futbollin serb, pos në gjashtë muajt e fundit kur u paraqit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Hot ka shënuar 5 gola në gjithë karrierën e tij futbollistike, ai ka luajtur 38 herë në ndeshjet zyrtare të nivelit senior.