Albion Rrahmani ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Ballkani dhe futbolli kosovar.
Sulmuesi i talentuar llapjan karrierën do ta vazhdoj në Rumani te skuadra e madhe rumune Rapid Bukuresht.
22-vjeçari tanimë zyrtarisht është prezantuar si pjesë e Rapidit, por klubi rumun nuk ka dhënë për shumën e transferimit edhe pse besohet se është rreth 600 mijë euro.
Gjithsesi sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me Rapidin deri në qershor të vitit 2026.