Zyrtare: Alban Shillova kalon e Llapi

Sulmuesi Alban Shillova që ishte pjesë e Prishtinës, tashmë ka nënshkruar me Llapin.

Llapit është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar, duke vazhduar sikurse në vitet e shkuara të bëjë shumë ndryshime.

“Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin”.

“Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”.

“Alban Shillova, 28 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar. Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21”.

“Urime Alban, me angazhim dhe përpjekje, të bashkuar do t’ia dalim ta shkruajmë historinë në Evropë!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *