Zvicra ka publikuar listën për dy ndeshjet e shtatorit që i zhvillon me Spanjën dhe Çekinë.
Ajo që vrehët këtë herë është se janë ftuar vetëm dy futbollitë shqiptarë. Pjesë e kësaj liste janë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por jo edhe Andi Zeqiri.
Sulmuesi i Baselit përkundër që po kalon formë të mirë, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, nuk ka marrë ftesë nga trajneri i helvetikëve.
Zvicra më 24 shtator do të përballet me Spanjën në udhëtim, kurse tri ditë më pas do ta presë Republikën Çeke në St.Gallen.