Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani gjatë muajit qershor.
Trajneri Murat Yakin nuk ka arritur ende të vendos përfundimisht se cilët lojtarë do t’i ftojë në Kampionatin Evropian, andaj ka ftuar plotë 38 lojtarë për një kamp disa ditor para fillimit të kompeticionit.
Të ftuar për këtë kamp, janë edhe gjashtë shqiptarë, të prirë nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.
https://x.com/nati_sfv_asf/status/1791396648616141245?s=46
Përveç këtyre dyve, të ftuar janë edhe Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari si dhe Andi Zeqiri.