Zvicra po e deklason Bullgarinë, po shkëlqen Xherdan Shaqiri

Zvicra është duke e deklasuar Bullgarinë në ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Katar 2022”.

Nga minuta e parë për Zvicrën po luajnë dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit, ka arritur të asistojë në ndeshjen që Zvicra pas 25 minutave po e fiton 3-0.

Në fakt, Shaqa kreu gjithë punën, Haris Seferovic vetëm e futi topin në rrjetë që mbveti te vija.

Derisa realizuan edhe Breel Embolo dhe Steven Zuber.

Shaqa dhe Xhaka janë duke bërë paraqitje pozitive.

Admir Mehmedi është lënë në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *