Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll ka zhvilluar miqësoren e parë para Kampionatit Evropian.
Zvicra të dielën mbrëma ka mposhtur Shtetet e Bashkuara te Amerikës me rezultatin 2:1.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Kapiten i Zvicrës, Xhaka, luajti komplet ndeshjen, kurse Shaqiri luajti vetëm në pjesën e parë.
Minuta pati edhe për sulmuesin Admir Mehmedi që luajti prej minutës së 68-të, kurse Andi Zeqiri qëndroi në stol.
Golat për Zvicrën u shënuan nga Ricardo Rodriguez dhe Steven Zuber. Për SHBA-në shënoi Sebastian Lletget.