Zvicra gjunjëzon kampionët aktual të Evropianit, “helvetët” kombëtarja e parë që sigurojnë biletën për çerekfinale

Zvicra është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “EURO 2024”, duke e mposhtur në raundin e 16-të kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.

“Helvetët” triumfuan me rezultat të pastër 2-0, duke e dominuar në çdo aspekt kombëtaren italiane.

Goli i parë erdhi nga Remo Freuler në minutën e 37-të. I dyti erdhi në minutën e parë të pjesës së dytë, kur pas 20 sekondave pasi nisi 45-minutëshi i dytë, Ruben Vargas realizoi një gol të bukur nga distanca, për t’i mos dhënë ndonjë gjasë portierit Donnarumma.

Me këto dy gola u mbyll ndeshja, teksa Italia provoi më pas për ta ngushtuar së paku epërsinë, por asgjë nuk shkoi te “Axurët”.

Kësisoj, Zvicra bëhet kombëtarja e parë që e siguron biletën për në çerekfinale në këtë Kampionat Evropian, teksa më vonë do të zbulohet edhe e dyta, kur Gjermania do të duelojë me Danimarkën.

“Helvetët” në çerekfinale do të takohen me fituesin e duelit Angli-Sllovaki, që zhvillohet të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *