Zvicër – Spanjë, notat e lojtarëve – Ky është vlerësimi për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme të Ligës së Kombëve.

Zvicra dhe Spanja kanë barazuar me rezultat 1 me 1. Freuler ka shënuar një super gol në minutën e 23′ për t’i dhënë epërsinë pas 45 minutave të parë, epërsi që zgjati deri në minutën e 89′, kur Moreno barazoi shifrat për epilogun përfudnimtar.

Një gjë shumë interesante në këtë takim ishte fakti që Sergio Ramos dështoi dy herë nga vija e penalltisë përballë Yan Sommer. Së pari në minutën e 56′, e pastaj edhe në të 79′.

Janë publikuar notat e lojtarëve për këtë takim atje ku Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notë 6.4, kurse Granit Xhaka me notë 6.6.

Në anën tjetër, Sergio Ramos që ishte edhe figura e “errët” e mbrëmjes u vlerësua me notë 7.0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *