Sonte (e shtunë) do zhvillohet sfida interesante mes Zvicrës dhe Spanjës.
Vendasit synojnë këndelljen, meqenëse nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Spanja pas dy rezultateve jo të mira kërkon pikët e plota.
Te ‘helvetët’ nga fillimi luajnë dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Formacionet zyrtare:
Zvicër: Sommer; Rodriguez, Akanji, Elvedi, Fernandes; Zuber, Freuler, Xhaka, Shaqiri, Embolo, Seferovic.
Spanjë: Simon; Roberto, Ramos, Torres, Reguilon; Merino, Busquets; Torres, Ruiz, Olmo; Oyarzabal.
Ndeshja nis në ora 20:45.