Zlatani arrin marrëveshje me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka, sipas Sky Sport Italia, arritur marrëveshje me Milan ku ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare ku do të fitojë shtatë milionë euro

Suedezi nuk është rikthyer në Milanello me tërë skuadrën për stërvitjet parapërgaditore për sezonin 2020-21, duke pritur që të arrijë marrëveshje përfundimtare me kuqezinjtë.

Sky Sport Italia ka shkruar se ai ka arritur një marrëveshje pa ndonjë bonus, pra pagë fikse shtatë milionë euro dhe do të rikthehet menjëherë në Itali.

38 vjeçari ka pasur një impakt të madh në skuadër pas rikthimit të tij në janar dhe drejtori teknik Paolo Maldini e ka konfirmuar se ai prioritet e ka renovimin me Ibran.

Zlatan ka kontribuuar në 10 gola në 18 ndeshje në Serie A pas rikthimit të tij dhe do të ndihmojë ekipin që ta vazhdojë ecurinë e moshumbjeve, ku ata nuk kanë humbur 13 ndeshje që nga rifillimi i futbollit pas pandemisë.

Serie A pritet të fillojë më 19 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *