Zlatan Ibrahimovic dhe jahti spektakolar 20 milionë euro

Zlatan Ibrahimovic, në pritje të rinovimit me Milan-in, po përshkon detet me jahtin e tij Riva 100 Corsaro, një anije 30 metra e gjatë me vlerën stratosferike 20 milionë euro.

Mjeti është blerë në 2018-ën. Por, në krahasim me modelin bazë me vlerë 8 milionë euro, ai i kampionit të kuqezinjve ka gjithçka, aq sa të vlejë dyfish.

Ndër të tjera, ka dy suita martesore, disa dhoma gjumi, sallon, bar, palestër… dhe një garazh për një motoskaf 4.5 metra dhe një motor uji.

Mund të mbajë deri në 12 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *