Kombëtarja e Suedisë tashmë ka ateruar në Kosovë.
Kombëtarja nordike do të zhvillojë takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ndaj Kosovës këtë të diel me fillim nga ora 20:45.
Tashmë skuadra e Suedisë ka arritur në Prishtinë, e udhëhequr nga kampioni, Zlatan Ibrahimovic.
Sot nga ora 17:30, Suedia do të zhvillojë seancën stërvitore, e më pas me fillim nga ora 18:40 do të jetë konferenca për media.