Trajneri i Real Madrit, Zinedin Zidane, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, ka konfirmuar, do të mungojë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm i skuadrës.
Bëhet fjalë për anësorin belg, Eden Hazard, i cili nuk ka mundur të rikuperohet më shpejtë se që është pritur.

Mes tjerash, 48 vjeçari, ka thënë se:
“Ndeshja e nesërme nuk do ta vendosë fituesin e La Ligas, Atletiko Madridi është akoma në krye të tabelës”, përfundoi tekniku francez.
Nesër me fillim prej orës 21:00 zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës.