Zinedine Zidane ka shkruar një tjetër faqe në librat e historisë së Real Madridit.
Të dielën, kundër Eibar, Zizu zhvilloi ndeshjen e 200 si trajner i Real Madridit.
Zidane është trajneri i tretë në histori të klubit që është ulur më së shumti herë në stolin e Realit, pas vetëm Del Bosque (246 ndeshje) dhe Miguel Muñoz (605).
Zidane ka qenë shumë i suksesshëm në këto 20 ndeshje, ai ka fituar 10 trofe.
Ai ka fituar tre trofe të UEFA Champions League, 2016, 2017 dhe 2018 – het-triku që ka mbetur në mendjen e çdo madrileni.
Ai gjithashtu ka fituar edhe trofe të tjerë si; Dy herë Kupën e Botës për Klube, 2 Superkupa të Evropës, 1 La Liga dhe 2 Superkupa të Spanjës.
Trofeu i fundit i Zizu me Realin erdhi në janar të këtij viti pasi Madridi e mposhti Atleticon me penallti në finale të Superkupës së Spanjës.
Ndeshjet kanë ardhur LaLiga (135), Champions League (40), Copa del Rey (15), Club World Cup (4), Spanish Super Cup (4) dhe Superkupa e Europës (2).
Nga gjithsej 200 ndeshje deri më tani – Zizu i ka fituar 132 prej tyre.