Zidane thumbon Barçën: Bernabeu s’do ta pranonte një gjë të tillë

Real Madrid ka marrë kreun e La Liga-s falë humbjes së Barcelona-s në fushën e Valencia-s.

Dhe trajneri i Los Blancos, Zidane, ka patur një koment thumbues pikërisht për rivalët katalanas në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së Kupës së Spanjës kundër Zaragoza-s.

“Nuk e di nëse Bernabeu do të pranonte një mijë pasime pa asnjë rast për gol, secili ka lojën e tij”, ka thënë Zizou.

“Kam luajtur këtu dhe e di se çfarë do publiku: do të shikojë skuadrën të japë gjithçka në fushë dhe kështu ka qenë gjithmonë”.

“Kur tifozi të shikon që djersin është gjëja më e rëndësishme: nuk mund të fitosh gjithmonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *