Legjenda e futbollit francez dhe Real Madridit, Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se ai do të rikthehet në rolin e trajnerit së shpejti.
Zidane u largua nga posti i tij si trajner i Real Madridit për herë të dytë në maj të vitit 2021 pasi pranoi se ndjeu se kishte një shkëputje midis bordit të klubit dhe atij.
Megjithatë, 50-vjeçari tani është gati të rikthehet për një tjetër aventurë, pasi të hënën në mbrëmje se ai planifikon të marrë një pozicion të ri si trajner së shpejti.
Duke folur për RMC Sport, Zidane tha: “A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, por nuk jam larg kësaj pune, presim, presim edhe pak.”
Zidane e udhëhoqi Madridin drejt tre trofeve radhazi të Ligës së Kampionëve nga viti 2015 deri në vitin 2018. Skuadra spanjolle u bë klubi i parë që fitoi ndonjëherë kompeticionin e famshëm evropian tri herë radhazi.
Ai gjithashtu fitoi dy tituj të La Ligës gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, së bashku me marrjen e dy çmimeve të trajnerit më të mirë në botë për arritjet e tij përpara se të largohej nga klubi pasi humbi kurorën e ligës ndaj rivalëve të qytetit Atletico Madridit.