Pas rikthimit të tij nga Real Sociedad, këtë verë, Odegaard ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje me Los Blancos.
Tani, edhe në ndeshjen e Copa del Rey, ku mendohej se do të kishte hapësirë të luante si titullar, norvegjezi nuk është ftuar fare nga Zidane.
Ai është parë duke u trajnuar me klubin në seancën stërvitore, mirëpo dështoi të grumbullohej me klubin.
Siç raportojnë mediat spanjolle, ky vendim është marrë nga 48 vjeçari, si vendim teknik./Lajmi.net/