Carvajal dhe Ramos janë vërtet të pafat.
Në ndeshjen e parë pas COVID-19, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos kanë lënë fushën me shqetësime.
Dani luajti vetëm 45 minuta në fitoren 3-1 kundër Eibarit dhe Zinedine Zidane e ka konfirmuar lëndimin, por nuk dihet se sa do të jetë jashtë.
Ai vuri në pozitën e Carvajal mbrojtësin e majtë, Ferland Mendy.
“Carvajal u dëmtuar dhe vendosa Mendyn aty sepse ai në të kaluarën ka luajtur në atë pozicion”, u shpreh Zizu, duke konfirmuar se mbrojtësi spanjoll ka probleme dhe do të humbasë ndeshjen me Valencian.
Ai gjithashtu tregoi edhe për shqetësimet e Sergio Ramos në kofshën e këmbës së djathtë, por mendon se është diçka normale pas mungesës së gjatë të ndeshjeve. Zizu nuk ka treguar se sa janë serioze këto shqetësime të futbollistëve, të cilët do të luftojnë me kohën për të qenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes kundër Valencias.