Zinedine Zidane ka qenë i lidhur me një angazhim të mundshëm si trajner i Juventusit dhe tekniku i Real Madrid pretendoi se ai nuk po planifikon të ardhmen e tij me Merengues.
Në anën tjetër, Andrea Pirlo nuk ka gjasa që të mbetet në krye të Juventusit sezonin e ardhshëm.
Lojtarët thuhet se nuk janë të kënaqur me të dhe metodat e tij dhe sipas raportimeve në Itali dhe Spanjë, Zidane ka dalë si një nga kandidatët për të zëvendësuar ish-mesfushorin në Juventus.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1998 mbajti një konferencë shtypi përpara ndeshjes së nesërme në La Liga kundër Granadës.
Kur u pyet nëse ai po planifikonte të ardhmen e tij me Real Madrid ai u përgjigj: “Jo, unë jam duke menduar vetëm për tre ndeshjet e ardhshme”.
Merengues qëndrojnë të tretët në tabelën e La Liga, por janë vetëm dy pikë larg liderit Atletico Madrid.
Kontrata e ish-mesfushorit francez skadon në qershor 2022 si trajner i Real Madrid.