Zinedine Zidane ka shprehur frustrimin e tij këtë të premte në lidhje me orarin e ngjeshur të Real Madridit deri në Vitin e Ri, pasi që Los Blancos do të luajnë 11 ndeshje në 40 ditë
Këtë vit nuk do të këtë pushim Krishtlindjesh, derisa të shtunën ndeshja kundër Villarreal do të jetë e para nga 8 ndeshjet në La Liga e Real Madridit që do ta luajë brenda këtij viti.
Të mërkurën Real Madrid do të luajë kundër Interit në Giuseppe Meazza, e cila ndeshje do të jetë e para në Ligën e Kampionëve, ndeshje që Los Blancos do ta luajnë breda tri javëve.
Pastaj ata do të luajnë kundër Alaves, para se të përballën kundër Shakhtar Donetsk më 1 dhjetor, katër ditë para se të udhëtojnë në Sevilla.
Ndeshja tjetër e Real Madridit në Ligën e Kampionëve do të jetë dueli kundër Borussia Monchengladbach më 9 dhjetor, kurse tri ditë do të luajnë në derbin lokal kundër Atletico Madrid.
Ndeshjet e ardhshme do të jenë si mysafirë kundër Eibar (20 dhjetor) dhe Elche (30 dhjetor) si dhe ndeshja si vendas kundër Granadas (23 dhjetor), e që do të përmbyllin cilklin e ndeshjeve për skuadrën e Zidane.
“Mendoj që të gjithë trajnerët e dinë se e kanë të vështirë”, tha Zidane gjatë konferencës për shtyp.
“Ne kemi një mbledhje në mes të trajnerëve ku do të përpiqemi që ta ndryshojmë këtë gjendje”.
“Po flas për shëndetin e lojtarëve dhe po ashtu për ndeshje të futbollit, sepse ne japim paraqitje të mirë, por shëndeti i lojtarëve është parësor. Nuk janë vetëm stërvitjet. Rikuperimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka kohë më. Do të flasim për këtë shumë shpejt”.
Real Madridi për momentin është në vendin e tretë në La Liga pasi ka luajtur tetë ndeshje nga nëntë të tilla, me Real Sociedadin, Villarealin dhe Atletico Madridsin që janë para tij. Real Sociedad dhe Villareal kanë luajtur 9 ndeshje kurse Atletico shtatë.