Eder Militao, është futbollisti nga i cili të premten mbrëma i kishin drejtuar sytë të gjithë.
Ai ishte zëvendësuesi i kapitenit, Sergio Ramos, që të premten mbrëma mungoi kundër Manchester City për shkak të suspendimit për kartonin e kuq që mori në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”.
Të gjithë pyesnin para ndeshjes nëse 50 milionëshi, i blerë verën e kaluar, mund ta mbulojë sado pak hapësirën e Sergio Ramos, por Zinedine Zidane, tifozët dhe gjithë klubi u befasua nga një lojtar tjetër.
Militao bëri paraqitje fantastike, por nga ai që prisnin më së paku, Raphael Varane, e pësuan keq.
Mbrojtësi francez bëri dy gabime të tmerrshme duke ia dhuruar dy gola Manchester Cityt që në fund e mposhti 2-1 Realin, 4-2 me rezultat të përgjithshëm.