Zidane: Çmenduri nëse Real Madridi përjashtohet nga Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, i konsideron absurde kërcënimet nga UEFA për shkak të projektit të Superligës Evropiane.
“Është absurde të mendosh se nuk do të jemi në Champions League vitin e ardhshëm. Ne flasim shumë, por ajo që kemi është loja e nesërme. Ndërsa ne nuk e kontrollojmë pjesën tjetër, ata mund të vazhdojnë të flasin”, tha trajneri i Real Madridit, i cili foli para takimit me Chelsea.
“Unë nuk do të garoj. Presidenti Florentino Perez e di se çfarë kam në zemrën time. Përveç kësaj, unë nuk do të flas, ne do të luajmë një gjysmëfinale dhe thjesht mendoj për këtë”, përforcoi ai.
Real Madrid takohet me Chelsean nesër me fillim nga ora 21:00.