Zidane befason të gjithë me fjalët për Messin

Zinedine Zidane ka thënë se dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë edhe më tej te Barcelona.

Nesër (e shtunë) zhvillohet “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Në prag të kësaj ndeshje, Zinedine Zidane ka folur për kundërshtarin dhe Lionel Messin në veçanti.

“Nuk do të doja që ky të ishte ‘El Clasico’ i fundit i Messit. Le të qëndrojë te Barcelona, ai është i lumtur atje. Do të jetë mirë për La Liga nëse ai qëndron. Ne e dimë se çfarë lloj lojtari është Messi. Ndoshta ai nuk shënon, por ne e dimë nivelin e tij.

Të gjithë lojtarët e Barcelonës janë shumë të mirë. Ne do të përpiqemi t’i parandalojmë ata të përdorin pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë” – u shpreh Zidane.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Alfredo di Stefano”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *