Real Madrid kanë mposhtur Barcelonën 1:3, duke marrë tri pikë të mëdha në ‘El Clasico’.
Takimi mbeti nën hijen e debateve për penalltinë e akorduar, e cila u kontestua nga shumë njerëz.
Përkundër kësaj, Zinedine Zidane vazhdon të besojë se skuadra e tij meritoi fitoren në këtë takim, pavarësisht penalltisë.
“Bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari që luan hapur. Jam i lumtur për lojtarët dhe lojën e mirë”, ka thënë Zidane.
“Gjyqtari shkoi për të parë rastin dhe vendosi për penallti. Nuk flas për gjyqtarët. Përkundër kësaj, mendoj se merituam fitoren”, ishin fjalët e Zizou.
Real Madrid tashmë shkëputet edhe më shumë nga Barcelona, duke bërë që kriza në ‘Camp Nou’ të thellohet gjithnjë e më shumë.