Federata e boksit të Kosovës ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin turneut “Adem Jashari”, turne ky i 22 ndërkombëtar, dhe do të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe gjatë asaj të nesërme.
Deri tani, gjashtë shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë turne, por mbrëmë përfaqësuesit e Belgjikës janë tërhequr nga gara pasi që 3 boksierë të tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Bullgaria, Zvicrra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Shqipëria do të jenë emrat e shteteve që marrin pjesë në këtë rune.
Palestra e sporteve në Prishtinë është zënë pasi që është e rezervuar për aktivitete të tjera ndërkombëtare, Dilloni Benz do të jetë ajo që do ta mbajë turneun “Adem Jashari”, pasi që është në përputhje me të gjitha kriteret e kërkuara nga federata botërore AIBA.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen sot me fillim nga ora 14:00, kurse finalet do të mbahen nesër dhe startojnë nga ora 12:00. Transmetimi do të jetë i drejtpërdrejt në KosovaPress.
Më poshtë është e bashkangjitur lista e gjyqtarëve së bashku me delegatë dhe mjekun kujdestar.
Gjyqtarë
1.Aliriza Rexhepi – Kosovë
2.Baftjar Abazaj – Shqipëri
3. Bullgari
4.Agim Shala
5.Agim Tahiraj
6. Safet Syla
7.Fadil Bekteshi
8.Visar Ibrahimi
9.Granit Qorri
10.Marigona Beadini
Delegat: Sylejman Voca dhe Nadir Shllaku
Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi
Moderator : Artan Muhaxhiri