Zhvillime të reja te KF Arbëria – klubi shndërrohet në shoqëri aksionare

Problemet në Klubin Futbollistik “Arbëria” nga Dobraja duket se do të marrin fund shumë shpejt.

Largimi i drejtuesve të klubit nuk është pranuar nga kryesia e fshatit nga Dobraja e Madhe, ani pse në arsyen e dorëheqjes së drejtuesve të klubit thuhej se këta ishin fajtorë për largimin e papritur nga klubi.

Megjithatë, problemet tashmë duket se i takojnë së shkuarës, derisa kryesia e fshatit nuk e ka pranuar dorëheqjen e drejtuesve dhe donatorëve të klubit, teksa kanë kërkuar që të vazhdojnë me detyrat e tyre.

Gjithashtu është miratuar edhe fillimi i procedurave për ta shndërruar klubin nga OJQ në Shoqëri Aksionare.

Informacionet janë konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, të cilat mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:Kujtojmë që Arbëria nga edicioni i ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit kosovar.

NJOFTIMKryesia e Fsh.Dobrajë e Madhe, e udhëhequr nga Kryetari Skender Gashi, mbajti mbledhjen urgjente e cila barti…

Posted by KF Arbëria on Monday, June 15, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *