Zhgënjejnë Fenerbahce – kjo është nota për Vedat Muriqin

Fenerbahce nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Denizlispor, duke luajtur 2:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Feneri e nisi mirë këtë takim, kur Ozan Tufan në minutën e 22’, shënoi për 1:0.

Gjërat nisën të përkeqësohen kur Tolgay Arsnal u ndëshkua me karton të kuq, dhe shkaktoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga Radoslaw Murawski.

Mustafa Yumlu në pjesën e dytë, përmbysi gjithçka, kur shënoi për eprësinë 1:2 të mysafirëve.

Fenerbahcen nga humbja e shpëtoi Serdar Aziz, që barazoi gjithçka në minutën e 93’ të ndeshjes.

Në këtë ndeshje luajti edhe Vedat Muriqi që u vlerësua me notën 7.2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *