Tashmë është bërë e ditur se Mike Tyson do të përballet me Roy Jones Jr më 12 shtator të këtij viti.
Detajet e para janë zbuluar dhe tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga ajo çfarë kanë dëgjuar prej komisionit disiplinor në boks.
Aty thuhet se nuk do të ketë fitues, nuk do të ketë nokaut, nuk do të ketë gjyqtarët në ring dhe s’do të ketë as juri.
“Tyson dhe Jones Jr nuk do të kenë kapele mbrojtëse. Do të zhvillohen 12 raunde, mirëpo do të jetë pa juri”, thuhet në njoftimin e Komisionin e Atletikës në Kaliforni.
“Kështu, teknikisht nuk do të ketë fitues, dhe nuk do të ketë nokaut, derisa boksierët do të mund të vazhdojnë”, thuhet më tej në njoftim.
Kjo përballje do të jetë bamirësi dhe të dy boksierët do të fitojnë një shumë simbolike nga ky takim.