Zhegrova festat i kalon në Kosovë: Viziton edhe Presidentin, Agim Ademi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova për festën e Vitit të Ri ka qëndruar në Kosovë, ku ndërrimin e mot-moteve e ka kremtuar me familje, derisa ka bërë edhe vizita të ndryshme tek grupmoshat e reja të futbollistëve, për t’i motivuar ata që ta ndjekin ëndrrën e tyre në mënyrë që një ditë të bëhen futbollistë të mëdhenj.

Ndërkohë, sot, Edoni së bashku me prindërit e tij e ka vizituar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ekipit kombëtar dhe duke e uruar për një vit të suksesshëm, shkruan FFK.

Kësisoj, edhe një herë u dëshmua afërsia e presidentit Ademi me futbollistët e Kombëtares, me të cilët është krijuar një raport i veçantë dhe gjithçka funksionon si një familje e vërtetë.

Edhe në bisedat tjera që presidenti Ademi ka pasur me futbollistët e tjerë Dardanë me rastin e festës së Vitit të Ri, të gjithë ata e kanë shprehur dëshirën për një vit të mbarë dhe janë zotuar se do të japin maksimumin në ndeshjet e ardhshme kualifikuese, në mënyrë që ta bëjnë sërish krenar popullin e Kosovës me paraqitjet e tyre.

Gjithsesi, dëshira e madhe e tyre është që këtë vit të krijohen rrethanat që ata ta kenë përkrahjen e tifozëve Dardanët në tribuna, pasi vlerësohen si shtytës të sukseseve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *