Zhegrova e bën për “pesë pare” kundërshtarin me një veprim, Ligue 1 mahnitet me driblimin

Edon Zhegrova ka marrë vëmendje me anë të një veprimi në ndeshjen e fundjavës me Lille në Ligue 1.

Reprezentuesi i Kosovës në takimin Lens – Lille me një veprim e ka turpëruar kundërshtarin e tij, Przemyslaw Frankowski.

Gjatë një dueli në këndin e fushës, Zhegrova me një lëvizje ia ka futur topin në mes të këmbëve lojtarit kundërshtar.

Ky veprim ka marrë vëmendjen edhe të faqes zyrtare të Ligue 1 e cila ka publikuar pamjet.

Ligue 1 me anë të disa figurave emoji është shprehur e mahnitur me driblimin e Zhegrovës.

Ndryshe, takimi mes Lens dhe Lille u mbyll 1:1 dhe i takoi javës së tetë në elitën e futbollit francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *