Prokuroria zyrtarisht i ka nisur hetimet për ndeshjen Llapi vs Drenica, që e fituan këta të fundit 0-2.
Pas ndeshjes që u luajt të shtunën, sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi, ka akuzuar Labinot Osmanin dhe Mentor Zhdrellën se ia kanë lëshuar lojën Drenicës.
Të dielën, 24 orë pas ndeshjes, hetuesit i kanë intervistuar llapjanët, Zhdrellë dhe Osmanin, por edhe sekretarin.
Lajmin e ka konfirmu Zhdrella në Klan Kosova.
Zhdrella tha se “na kanë intervistu edhe ju kemi tregu qëe s’ka pas kurdisje”.