Ndeshja më e mërzitshme e vitit është luajtur pasditen e sotme në Superligën turke, ku Antalyaspor dhe Istanbul Basaksehir barazuan mes tyre 0-0.
Deri këtu çdo gjë është në rregull, por nëse shohim statistikat atëherë do të vendosim duart në kokë. 3 gjuajtje gjithësej në 90 minuta të luajtura. Ajo që e bën akoma më të mërzitshme është fakti që të treja gjuajtjet kanë qenë jashtë portës.
⚽ Maç Sonucu | FTA Antalyaspor 0-0 M. Başakşehir #SüperLig pic.twitter.com/5MzYz8L3bH
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) February 27, 2021
Thënë ndryshe, Antalyaspor dhe Basaksehir nuk goditën asnjëherë drejt portës në 90 minuta. Vërtet diçka e rrallë dhe e pabesueshme.