Zënka me zyrtarët mitrovicas, KF Trepça reagon ndaj lojtarit të Prishtinës

KF Trepça 89′ ka reaguar ndaj lojtarit të Prishtinës Lumbardh Dellova.

Trepça humbi ndeshjen ndaj Prishitnës e cila ishte e vlefshme për xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës. Mitrovicasit pësuan disfatë me rezultat 1-2, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Lumbardh Dellova shënoi në min (52′) dhe Abazi min (90+6), ndërsa për Trepçën shënoi Muja (90+1′).

Ishte pikërisht futbollisti, Lumbardh Dellova, i cili nxiti klubin mitrovicas të reagojë në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook.

KF Trepça e cilësoi Dellovën si të pa edukatë, ku tha se gjestet e futbollistëve duhet të jenë pasqyrë për gjeneratat e reja.

“Turp të keni, Lumbardh Dellova bën gjestin e pahijshëm ndaj KF Trepçës”, u tha në deklaratë.

Lidhur me këto akuza, Prishtina nuk ka reaguar, por as Komisioni Disiplinor lidhur me këtë rast, por pritet që Komisioni të marrë një vendim lidhur me rastin e Dellovës.

https://www.facebook.com/283707958443601/posts/1909093119238402/?d=n

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *