Kosova zhgënjeu duke barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.
Pas ndeshjes, Arbër Zeneli tha se ky rezultat është dëshpërim total edhe për ekipin dhe popullin shqiptar.
“Është një dëshpërim total për ekipin, për popullin shqiptar. Nuk e di pse, por nuk na ka shku hiç. Kishim shumë vështirësi me kalu topin, me lujt shpejt. Sot ka qenë një lojë shumë e vështirë”, tha Zeneli.