Kamera e Movistar + kapën bisedën e Messit me delegatin e Barcelonës, Carles Naval, kur numri 10 i Barça u përball me rrugën drejt tunelit pasi përfundoi pjesën e parë në Camp Nou gjatë Barcelona-Valladolid.
“Ai dëshiron të më ndëshkojë, e pabesueshme”, tha sulmuesi argjentinas për të treguar zemërimin e tij me gjyqtarin Jaime Latre.
Ishte e qartë se nëse Leo Messi dhe Frenkie de Jong, merrnin një karton të verdhë në ndeshjen kundër Valladolid, ata do të mungonin ndaj Real Madrid në Alfredo di Stefano.
Vlen të theksohet se Barcelona ka fituar ndaj Valladolid me golin e Dembeles në fundin e takimit.