Gjatë emergjencës Covid-19, shumë mjekë të huaj kanë shkuar në Itali, për të ndihmuar kolegët e tyre italianë, siç kanë bërë edhe mjekët dhe infermierët
shqiptarë.
Një nga vendet që ka shkuar në ndihmë të Italisë ka qenë edhe Kuba, që ka dërguar disa mjekë dhe infermierë, shumë prej të cilëve kanë qëndruar në Torino.
Ronaldo ka dashur t’i bëjë një falënderim personal, duke i dhuruar atyre një fanellë me autogran e tij.
Siç ka bërë të ditur Cubadebate, nëpërmjet bashkëpunimit me Ilham, një nga organizatat e vullnetarizmit që ka shoqëruar mjekët kubanë në Itali, drejtuesit e
Juventus-it kanë mundur t’ia dërgojnë fanellat personelit mjekësor, gjithçka në bashkëpunim me Cristiano Robaldo.