Zekrija Ramadani: Titull i veçantë, asnjë titull tjetër nuk do të jetë si ky

Skuadra e Prishtinës ka fituar titullin e kampionit të Superligës pas tetë vitesh.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka fituar titullin kampion një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj ekipitn të Ismet Munishit me rezultatin 1-2.

Prishtina edhe zyrtarisht ka fituar titullin pasi tani ka 78 pikë, pesë më shumë se FC Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani ka theksuar se është tepër i lumtur me këtë artitje dhe se ky titull është i veçantë.

“Çdo titull ka shijen e vet, por kur mungon tetë vite, normal që është titull i fituar në veçanti, ky titull i ka munguar ekipit tonë këto vite. I kemi gëzuar shumë Plisat, të gjithë ia dedikojme atyre këtë titull. Çdo titull i fituar në të ardhmen nuk do të jetë kaq i veçantë si ky”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për ‘Art Sport’.

“Për të ardhë deri tek kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida. Pas humbjes në Drenice ishte momenti kyç, ku morëm mbështetje të madhe nga kryesia. Krijuam stres, por siç duket sinqeriteti i drejtuesve dhe besimi i tyre është kompetent për këtë titull”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *