Raportimet e fundit tregojnë se klubi i Chelseas është duke punuar për të arritur një marrëveshje me Gianluigi Donnarumma.
Sipas Todo Fichajes, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do mundohet të transferojë lojtarin Donnarumma, kontrata e të cilit mbaron këtë vit.
Reprezentuesi i Italisë nuk ka nënshkruar një kontratë të re rinovimi me klubin e tij dhe kësisoj mund të largohet falas në afatin kalimtar të janarit.
Donnarumma vlerësohet të jetë njëri nga portierët më të mirë në botë dhe do të ishte një lëvizje prej kampioni nga ana e Chelsea.
Edouard Mendy mund të jetë në prag të largimit në qoftë se Donnarumma largohet.