UEFA ka njoftuar se ka prishur marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e Rusisë.
Kjo vjen si ndëshkim për luftën që Rusia e ka nisur në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.
FIFA dhe UEFA njoftuan se e kanë suspenduar Rusinë nga të gjitha garat, ndërsa si ndëshkim tjetër ishte prishja e sponzorizimit të UEFA-s me Gazpromin.
Kështu, UEFA humb dhjetëra miliona euro nga kjo marrëveshje e cila u nënshkrua vitin e kaluar dhe kishte afat deri në vitin 2024.
Gazpromi do t’i paguante çdo vit UEFA-s një shumë prej 40 milionë eurove.
Përveç UEFA-s, marrëveshjen e sponzorizimit me Gazpromin e ka prishur edhe ekipi gjerman, Schalke 04.