Zbulohet rrëfimi tronditës i personit që vrau gjyqtarin italian

Antonio De Marko ka rrëfyer se është ai përgjegjësi i vrasjes së dyfishtë, ku mbetën viktima ish-gjyqtari De Santis, 33 vjeç dhe e fejuara e tij Eleonora Manta, 30 vjeç.

I ndaluar dhe më pas i shoqëruar në komisariat, 21 vjeçari nga Kazarano, gjatë marrjes në pyetje nga shefi i prokurorisë së Leçes, Leonardo De Kastris, ka pranuar se ka vrarë me më shumë se 60 goditje me thikë dy të rinjtë në mbrëmjen e 21 shtatorit. Më pas ka dhënë një justifikim qesharak, madje në kufijtë e çmendurisë: “Bëra një budallallëk. E di që kam gabuar. I vrava të dy sepse ishin shumë të lumtur dhe më hipi gjaku në kokë e nuk u përmbajta dot”.

Antonio De Marko ishte transferuar në Leçe nga Kazarano )rreth 50 km) dy vite më parë dhe studionte për infermier. Ai kthehej vonë dhe rrallë në shtëpi sepse ishte i zënë me studimet dhe me praktikën në spitalin e qytetit. Ishte një student model, por pak i çuditshëm, shumë i mbyllur dhe me shumë pak shokë. Në prokurori ka folur se “kërkonte të përmbushte një kënaqësi sadiste”. Ai e ka konsideruar veten si një njeri ekstremisht të rrezikshëm, i pandjeshëm ndaj përgjërimeve njerëzore dhe kjo e ka bërë të shpërfillte të gjitha thirrjet dhe lutjet e dy viktimave që i përgjëroheshin që ai të mos i qëllonte më me thikë gjahu. “Por siç ju thashë, unë jam një natyre krejtësisht e pandjeshme”. Më tej, mësohet se vrasësi kishte në plan q ëtë pastronte gjithçka me ujë të vluar, detergjent dhe sodë për të mos lënë shenjë askund. Fiksimi i fundit i tij ishte që të linte edhe një shënim në një prej mureve më të mëdha të qytetit, me qëllim që të gjithë banorët të kuptonin se dikush po iu çonte një mesazh.

Detaje rrëqethëse

De Marko kishte marrë me qira që prej muajit gusht apartamentin që ishte në pronësi të ish-arbitrit De Santis, i cili në fakt kishte vetëm një ndarje me mur nga hyrja tjetër ku jetonte edhe çifti. Gjyqtari i kishte komuikuar qiraxhiut (De Markos) që duhej të lironte shtëpinë, sepse ai dhe e fejuara e vet kishin vendosur të bashkëjetonin dhe u duhej më tepër hapësirë. Madje vendimin që do të bashkëjetonte me Eleonorën, de Sanktis e kishte marrë pikërisht ditën që i kishte kërkuar edhe studentit të infermierisë që të bëhej gati për t’u larguar. Që nga ai moment, sipas asaj që ka rrëfyer vetë autori i vrasjes, kishte menduar vetëm se si do t’i vriste. “Befas m’u zgjua geni i vrasësit brenda meje dhe doja që vetëm ti lidhja e ti torturoja ata të dy”. Por gjërat nuk i kanë shkuar sipas planit dhe Daniele De Santisin, që ai e vrau të parin, reagoi në një mënyrë që ai nuk e kishte pritur dhe më pas i vrau në vend, pa mundur t’i lidhte e ti torturonte.

Hakmarrja

Avokati i vrasësit, Andrea Staraçe ka konfirmuar se De Marko u ëhstë përgjigjur të gjitha pyetjeve që i kanë bërë. Ai nuk ka dashur të japë asnjë koment tjetër, ndërkohë që sot njerëzit vazhdojnë edhe lexojnë ende statusin e një vrasësi që shkuante: Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë… Është e vërtetë që hakmarrja nuk e zgjidh problemin, por amm për pak çëste ndihesh i kënaqur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *