Giggio Donnarumma la në verë Milanin dhe u transferua te PSG, pasi ishte shpallur kampion Europe me Italinë.
Portieri synon të fitojë gjithçka me këtë klub dhe së fundmi ka zbuluar edhe një prapaskenë për kalimin te PSG.
Donnarumma zbuloi në intervistën për “BeIn Sport” se kush i kishte thënë të vishte fanellën e francezëve.
“Buffon më tha të vij këtu dhe të bëj historinë e këtij klubi. Buffon më tha të vij këtu dhe të bëj historinë e këtij klubi”.
Donnarumma sonte do të jetë titullar në ndeshjen e dytë në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.