Zbulohet para kohës fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA

Fituesi i çmimit të UEFA-s “Lojtari më i mirë i vitit” është zbuluar më herët se që ishte paraparë.

Mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho, janë në garë me yllin e Manchester City, Kevin De Bruyne, për këtë çmim.

Sidoqoftë, sipas një raporti të rrjedhur nga UEFA, Jorginho do të mposht Kante dhe De Bruyne për t’u kurorëzuar si Lojtari i Vitit nga UEFA.

Gazeta italiane, Tuttomercatoweb pohon se burime pranë UEFA-s kanë thënë se 29-vjeçari do të shpallet fitues në shortin e së enjtes të Ligës së Kampionëve në Stamboll.

Ylli i Chelseas dhe Italisë pati një sezon të jashtëzakonshëm me klubin sezonin e kaluar, duke ndihmuar Blutë të fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve.

Ai me Italinë fitoi Euro 2020””, duke mposhtur Anglinë në finalen e madhe pas penalltive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *