Mesfushori nga Shqipëria, Sabien Lilaj është transferi i radhës te FC Prishtina.
Lajmi është konfirmuar nga aksioneri më i madh i klubit, Rahman Haradini.
“Marrëveshja me lojtarin Sabien Lilaj”, ka shkruar ai në postimin e tij.
E gazetari i SSK, Arlind Sadiku ka zbuluar detajet e kontratës maramendëse të lojtarit tek fituesi i Kupës së Kosovës.
Sabien Lilaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, nga e cila do të përfitoj 250 mijë euro. Paga vjetore i bie 83 mijë euro apo 7 mijë euro në muaj.
Ai do të bëhet njëri nga tre lojtarët më të paguar të Superligës së Kosovës.
31 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Sektzia Nes Tziona F.C. në Premier Ligën e Izrealit, ndërkohë ka luajtur edhe për Tiranën dhe Skenderbeun.
Lilaj ka 16 paraqitje me kombëtaren A të Shqipërisë.