Është zbuluar orari i javës së dytë të Superligës, si dhe delegimi i gjyqtarëve.
Të martën do të luhen takimet: Drenica – Besa dhe Arbëria – Prishtina.
Ndeshjen e parë e gjykon gjyqtari kryesor, Shpëtim Murtezi, kurse takimin që luhet në Obiliq e referon Dardan Çaka, shkruan Olle.
Të mërkurën luhen dy sfida interesante. Llapi pret Gjilanin, ndërsa Ballkani Feronikelin.
Në Podujevë, ndarjen e drejtësisë e bënë Burim Jahmurataj, ndërsa Selim Isufi është në Suharekë.
Drita – Trepça ’89, luhet më vonë.
Të gjitha takimet fillojnë në ora 16:00.