Pep Guardiola mund të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Nuk është zyrtare, por është zbuluar se pas përfundimit të kontratës së trajnerit aktual, Tite (pas Botërorit “Katar 2022”), Konfederata Braziliane e Futbollit ëndërron ish-trajnerin e Santpedor.
Sipas “Marca”-s, drejtuesit e qeverisë braziliane të futbollit kanë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Pep Guardiolës, për t’I përcjellë atij ofertën. Konkretisht, do të ishte një kontratë 12 milionë euro neto në vit, më pak se ajo që merr aktualisht te Manchester City (rreth 20), por kuptohet impenjimi nuk do të jetë as i madh sa në një klub. Nëse palët do të bien dakord, Pep do ta merrte detyrën në viti 2023, për të synuar kupën e Botës së vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kontrata aktuale e Pep Guardiolës me skuadrën e “qytetarëve” skadon në qershor të vitit 2023, pra në fund të sezonit të ardhshëm. Atëherë ai nuk do të ketë asnjë pengesë kontraktuale për të zgjedhur “Seleçaon”