Uruguajani ka qenë shumë efikas në këtë sezon të La Ligas, ku ka shënuar 16 gola dhe po kryeson listën e golashënuesve.
Megjithatë, së fundmi është zbuluar se çfarë kontrate është nënshkruar midis dy klubeve për transferimin e 34 vjeçarit.
Raportohet se Los Colchoneros veçse kanë paguar Barcelonën pasi Suarez ka arritur 20 ndeshje me klubin dhe gjithashtu ata detyrohen t’i paguajnë edhe 2 milion të tjera në qoftë se arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Diario Sport dhe ESPN raportojnë se Barcelona veçse ka pranuar 5 milion euro për sulmuesin, por bonuset e vendosura në kontratë po ndikojnë gjithashtu që sado pak klubi katalunas të përmirësojë gjendjen e saj financiare.
Besohet se fillimisht lojtari nuk pranoi që të ketë pagesa midis klubeve, mirëpo këta të fundit bënë këtë gjë për të vendosur marrëdhënie të mira mes vete.