Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet tek skuadra e Bayern Munich.
Kishte raportime të ndryshme për një kalim të mundshëm në Gjermani, por tashmë është kuptuar që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ronaldo merr rreth 29 milionë euro neto në vit te “Djajtë e Kuq” dhe diçka e tillë “do të hidhte në erë” strukturën e pagave te Bayern dhe klubi gjerman kurrsesi nuk mund ta lejojë të ndodhë kjo gjë.
Kjo është arsyeja kryesor se pse ky transferim nuk do të kompletohet, me Ronaldon që siç duket do të vazhdojë tek Manchester United.