Real Madridi thuhet se kishte rënë dakord për të nënshkruar me Kepa Arrizabalagan në vitin 2018, para se Zinedine Zidane të vendoste në të kundërtën.
Para transferimit të tij te Chelsea, portieri spanjoll vlerësohej si një prej më të mirëve dhe kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, transmeton GE.
Sipas “Goal”, Real Madridi ishte gati për ta transferuar Kepan, por Zidane thuhet nuk dëshironte të shtonte konkurrencë tek portierët e tij, nga frika e prishjes së harmonisë.
27-vjeçari pastaj u transferua te Chelsea, kurse portieri i atëhershëm i skuadrës londineze, Thibaut Courtois kaloi te “Los Blancos”.